I arrestuar nga SPAK për lidhje me krimin, KLP pezullon nga detyra prokurorin Lita

Prokurori i Kukësit,  Xhevahir Lita, i cili është arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza” është pezulluar nga detyra.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i prokurorisë.

“Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla. Dy vendimet që  u morën sot janë: Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Lita është arrestuar pasi dyshohet se ka mbyllur dosjen e një grupi kriminal. Ai është lënë në burg nga GJKKO, së bashku me biznesemin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e operacionales, Oltion Bistro si dhe 3 persona të tjerë. Masa arrest me burg është vaktuar dhe për 9 persna të tjerë të shapllur në kërkim në kuadër të këtij operacioni./albeu.com


Shtuar 31.07.2023 11:42