Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e kandidatit të të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar për b;erje votash.
Nëpërmjet një komunikimi për mediet, Berisha u shpreh se arrestimi i Belerit është qartë një hakmarrje politike nga Edi Rama.
Sali Berisha: Një veprim i verbër politik, hakmarje e verbër politike e Ramës ndaj një kandidati të opoztës, me angazhim të manipulatoirit, Ermal Muça bashkëpunëtor me bandën e e Shullazit që është në policinë e Vlorës. Dhunoj aktin, dhunën ndaj Belerit. Dënoj çdo akt shit-blerje vote kudo që të jetë ndodhur. Janë pasionet mafioze të Ramës ndaj trojeve të Himarës, shtytës i vërtetë i këtyre akteve që ndodhin në Himarë. Përdorimi dhunës është akt për të trembur zgjedhësit në këtë komunitet.
Ndalimi i Belerit vjen disa ditë pas debateve politike në lidhje me një deklaratë të tij në një intervistë në mediat greke.
Sipas kryeministrit Edi Rama, kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, ka deklaruar në mediat greke se “Beleri ka premtuar helenizimin e Himarës,
Duke dënuar këtë deklaratë, kryeministri i kërkoi drejtuesve të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Sali Berisha dhe Ilir Meta të tërheqë kandidaturën e Belerit. Vetë kandidati opozitar reagoi duke thënë se nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë. Pas ndalimit të Belerit, Ministria e Jashtme greke reagoi duke deklaruar se ka udhëzuar ambasadoren e Greqisë në Tiranë të zhvillojë një takim në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për të kërkuar informacione për këtë ngjarje.
Përballë Belerit në Himarë garon kandidati i Partisë Socialiste, Gjergji Goro, kryetari aktual i kësaj bashkie në jug të Shqipërisë. Beleri kishte njoftuar në rrjetet sociale një takim pasditen e sotme për të përmbyllkur fushatën zgjedhore.
/albeu.com/