Apeli i Posaçëm i GJKKO, ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Denis Brajoviç. Bajri, i cili ishte në kërkim për kërkim në megaoperacionin “Metamorfoza”, u ekstradua nga Dubai në muajin korrik të këtij viti.
Bajri dyshohet se ka vrarë Gjin Boriçin (Ndoji) në Vaun e Dejës më 9 gusht 2020. Kjo vrasje është është kryer me kërkesë të Ervis Martinajt.
Bajri rezultonte si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.
Ai ishte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Denis Bajri (Brajoviç) dyshohet se është autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), ngjarje e cila ka ndodhur më 9 Gusht të viti 2020 në Shkodër. Dyshimet janë se ekzekutimin e Ndojit, Bajri e bëri me porosi të Ervis Martinajt.