I akuzuar për mashtrimin me kriptomonedhat, gjykata vendos ekstradimin e biznesmenit turk

Është vendosur ekstradimi drejt Turqisë i të shumëkërkuarit Faruk Ozer.

Ozer dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm. Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën për ndryshimin e gjyqtarit Elis Dine. Vendimi është i apelueshëm.

Faruk Fatih Ozer është konsideruar si një prej mashtruesve më të mëdhenj të historisë, që zhvati rreth 350 mijë investitorë, pjesa më e madhe të të cilëve ishin nga Turqia me kriptovaluta dhe platformën “Thodex”.

Ozer ishte themeluesi i kriptovalutës “Thodex”, e cila shpalli falimentin një vit me parë, duke shkaktuar një dëm prej rreth 2 miliardë dollarë.

Faruk Fatih Ozer është vënë nën hetim në prill të vitit 2021, pasi Kryeprokurori Publik i Anadollit njoftoi se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në platformën të quajtur “Thodex”.

Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke.

Ozer dyshohet se lëvizte gjithmonë me një hard disk me vlerën e 108 milion dollarëve.

Në vitin 2017, Faruk Fatih Ozer themeloi kompaninë “Thodex” nëpërmje të të cilës investitorë të ndryshëm virtual kishin llogaritë e tyre dhe me të cilat, blenin dhe shesin kriptovaluta. Në THODEX ishin gjithsej 400 mijë llogari dhe 391 mijë investitorë aktivë, duke pasur një vëllim mujor transaksioni prej 100 miliardë lira, afërsisht 12 miliardë dollarë.

Mediat turke e kanë cilësuar si Faruk Fatih Ozer si personin që ka kryer mashtrimin më të madhe në historinë e Turqisë me vlerë 2 miliardë dollarë.

Në prill të vitit 2021, Faruk Fatih Ozer është raportuar se është filmuar në Shqipëri.

Njoftimi

Gjykata e Elbasanit vendos lejimin e ekstradimit të biznesmenit turk të akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat Fatih Ozer.

Ozer dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit.

Ndërkohë vendimi u mor nga gjykatësi Elis Dine për të cilin më herët mbrojtja kushte kërkuar përjashtimin nga gjykimi./albeu.com


Shtuar 17.11.2022 14:03