I akuzuar për korrupsion, burg ish-inspektorit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest me burg për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion.

Ai doli këtë të mërkurë përpara Gjykatës, ku mohoi akuzat.

Po nga ana tjetër SPAK, pretendon se ai është i përfshirë në të paktën 14 episode korruptive, me trashëgimtarë të ish pronarëve, duke iu marre shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Personat e tjerë të përfshirë pretendojnë se janë mashtruar nga Kapetani, duke i dhënë shuma parash, por pa iu zgjidhur çështjet.

Ndërkohë dy shtetas janë lënë në masën arrest shtëpie dhe 6 të tjerë me detyrim për tu paraqitur, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

 

Vetë Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”./Albeu.com/


Shtuar 22.03.2023 12:50