Një 22-vjeçar nga Berati, ka ngecur në ujë që prej mesditës së sotme. Ai hyri në Osum për të ndihmuar RENEA-n, që të gjente trupin e 42-vjeçarit të humbur, Ilir Kurti. I riu është Xhuljano Kaloti, 22 vjeç nga Berati. 42-vjeçarit Ilir Kurti, dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë lundrimit me varkat Kanoe, njëra prej gomoneve është përmbysur. Si pasojë e kësaj Xhuljano Kaloti ka ngucur në mes të shkëmbinje, në vendin e quajtur “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle.
I riu ndodhet prej disa orësh në ujë. Ai ka kërkuar ndihmën e autoriteteve përkatëse, por deri në këto momente askush nuk i ka ardhur në ndihmë. Situata bëhet më tagjike, pasi temperatuar e ujit janë të ulëta, gjë e cila rrezikon jetën e 22-vjeçarit, i cili hyri për të ndihmuar forcat RENEA.
Në zonë ndodhen banorët, të cilët me mjete rrethanore po ndihmojnë të riu të dalë nga uji. Zjarrrëfikësja e ka pasur të pamundur futjen në zonë dhe deri më tani nxjerrje e tij nga uji ka rezultuar e pamundur.
Kanioni i Osumit ka një gjatësi rreth 12 km dhe thellësi e tij arrin deri në 90 metra. Situata bëhet më e rrezikshme, pasi ndërhyrja nga njerëz të pa stërvitur mirë paraqet rrezik maksimal.
