Foto ilustruese
Dy të mitur po laheshin në Bisht Pallë, ku rrezikuan edhe të mbyteshin por ndërkohë janë shpëtuar nga një 18 vjeçar.
15-vjeçarët janë dërguar në spital, ndërsa policia po vijon kërkimet për gjetjen e 18 vjeçarit me iniciale A. K.
Njoftim policie
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij./albeu.com