Hyri me not në det rreth orës 18:00, një portugez 57-vjeçar nuk del më në breg. Policia në kërkim të turistit

Deti është një nga destinacionet më të frekuentura gjatë verës, sidomos në këto ditë të nxehta të korrikut. Dhe kjo si për vendasit, ashtu edhe për të huajt.

Një numër i madh nga këta të fundit zgjedhin Sarandën, por deti nganjëherë nuk është aq dashamirës. I tillë mund të jetë rasti edhe për një turist portugez, i cili është futur në ujë orë më parë, por nuk është dukur më në breg.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.07.2025 21:20