Hyn në fuqi paketa fiskale 2022, ndryshimet e parashikuara në taksa e tatime

Ka hyrë në fuqi paketa fiskale 2022 teksa parashikohen disa ndryshime në taksa dhe tatime.

Duke nisur nga korriku pagat dysheme që nuk do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat do të shkojë nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Kurse kufiri për taksimin e pagave me normën maksimale prej 23% shkon në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që ishte.

Ndryshim taksash do të ketë edhe në sektorin e bujqësisë ku subvencionimi për fermerët do të bëhet në bazë të produkteve. Qeveria ka vendosur gjithashtu që gazit të lëngshëm që përdoret për ngrohje apo gatim t’i vendoset akciza me 6 lekë nga korriku 2022.

Këtë vit do të rifutet në skemën e akcizës nafta për jahtet dhe do të hiqet përjashtimi i TVSH për makineritë e pajisjet e investimeve deri në 500 milionë lekë. Pritet po ashtu që të rritet akciza për cigaret.


Shtuar 1.01.2022 19:05