Hygerta Sako u shpall më pak e preferuara nga publiku në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP, një rezultat që e surprizoi dukshëm ish-Miss-in. Reagimi i saj në momentin e shpalljes tërhoqi vëmendje, ndërsa pas Prime ajo është parë më e mërzitur dhe e menduar.
Në një bisedë me Shkurte Haxhiun, Hygerta shprehu hapur zhgënjimin dhe dilemat e saj për vazhdimin në këtë format.
“Më pak e preferuara? Unë thjesht po marr kohë, po nxjerr gjithë tani, do ta mendoj. Nëse jam më pak e preferuar, çka i duhem këtij formati? Të rri larg fëmijës tim?”, u shpreh ajo, duke treguar se ky rezultat e ka prekur emocionalisht.
Ajo shtoi se ndonjëherë duket sikur publiku vlerëson sjelljet e tepruara në vend të atyre të drejta e të qeta.
“Për t’iu mbushur mendjen këtyre që të jesh karagjoz është më me vlerë se të jesh njeri i drejtë dhe pozitiv. Jo, nuk e dua”, tha Hygerta, duke nënkuptuar se nuk është gati të ndryshojë karakterin e saj për hir të lojës.
Nga fjalët e saj, duket se konkurrentja po kalon një moment reflektimi të thellë dhe nuk përjashton mundësinë e largimit, duke qenë se siç thotë, drejtësia dhe korrektësia e saj nuk po shpërblehen nga publiku. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse Hygerta do të vazhdojë lojën apo do të marrë një vendim drastik për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP.
