Hungaria del kundër Ukrainës: Kemi paguar një çmim të lartë për luftën

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto ka vënë në shënjestër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa tensionet diplomatike vazhdojnë të rriten.

Ai tha se njerëzit në vendin e tij tashmë kanë paguar një çmim jashtëzakonisht të lartë” për luftën në Ukrainë, pasi  Zelensky akuzoi qeverinë hungareze për “sjellje të papërshtatshme”.

Hungaria ka qenë anëtarja më ngurruese e BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka shprehur kundërshtime ndaj vendeve perëndimore që dërgojnë armë në Ukrainë.

Ajo ka zemëruar më tej Ukrainën duke bërë përpjekje të gjera për të bllokuar Kievin nga bashkimi me aleancën ushtarake të NATO-s.

Ajo është ankuar për vite me radhë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, kryesisht për të drejtat e folësve hungarez në Ukrainën perëndimore.

Gjatë fundjavës, presidenti ukrainas tha: “Unë besoj se kjo është sjellje e papërshtatshme. Unë po ju jap mendimin tim subjektiv. Aleati nuk është vetëm një fjalë, është një substancë, është një bashkim shtetesh me të njëjtin këndvështrim për sigurinë dhe për vlerat. Ata trajtojnë ndryshe momente të caktuara, por ka një marrëveshje mes aleatëve, të cilët mbrojnë njëri-tjetrin dhe vlerat e tyre përkatëse”.

Szijjarto tha se hungarezët kanë ofruar “ndihmë të vazhdueshme” për Ukrainën dhe “pranojnë dhe kujdesen për më shumë se një milion refugjatë” nga vendi.

Ai shtoi se “disa hungarezë vdiqën në këtë luftë – anëtarë të komunitetit hungarez në rajonin Transkarpat”.

Muajin e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se të gjithë aleatët kishin rënë dakord që Ukraina të bëhej anëtare.

Por kryeministri i Hungarisë Viktor Orban më vonë postoi një lidhje me një artikull në lidhje me komentet e Stoltenberg, duke pyetur: “Çfarë?!”


Shtuar 1.05.2023 16:15