“Dy anije ruse të llojit Raptor u shkatërruan mëngjesin e sotëm pranë ishullit të Gjarprit”, tha shefi i Përgjithshëm, Valeriy Zaluzhniy.
Pamjet e paverifikuara të dronit të publikuara nga ushtria ukrainase duket se tregojnë dy anije që janë shënjestruar nga raketat nga ajri derisa po patrullonin në Detin e Zi.
Droni raportohet të ketë qenë Bayraktar.
Moska ende nuk i është përgjigjur këtij sulmi. Vlen të përmendet se disa javë më parë Ukraina shkatërroi anijen e njohur ruse, Moskva, që njihej si krenaria e flotës kundërshtare.
Rusia mohoi që anija të jetë shkatërruar nga rusët, por sipas tyre është fundosur nga një defekt i brendshëm. Ndërkohë, familjarët e marinarëve kanë kërkuar mes lotësh te autoritetet informacione për të afërmit e tyre./albeu.com