Sampdoria u mposht sot nga Salernitana në shtëpi dhe mbeten ende shumë të rrezikuar për të rënë nga Serie A.
Ultrasit e klubit nga Genoa nuk e kanë pritur mirë diçka të tillë dhe në fund të ndeshjes e kanë përzënë skuadrën e tyre.
Vërshëllimat e koret janë përshkallëzuar më pas, teksa ultrasit bllokuan edhe rrugën drejt hotelit ku ishte grumbulluar skuadra. Vetëm me ndërhyrjen e policisë u zhbllokua rruga. /h.ll/albeu.com