Humbja e PD-së/ Sula: Rama politikan i vjetër, nuk mund të zëvendësohet me një makinë akoma më të vjetër

Ish-deputeti Dashnor Sula ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 Majit.

I ftuar në Euronews, Sula u shpreh se lideri ka peshë specifike.

Sipas tij, tani Rama është politikan i vjetër dhe nuk mund të zëvendësohet me një makinë akoma më të vjetër, duke iu referuar Berishës.

“Lideri ka peshë specifike të madhe. Ai e ka provuar 3-4 herë, tani u bë Rama politikan i vjetër nuk mund ta zëvendësosh me një makinë më të vjetër akoma”, tha Sula.

Ish-deputeti i PD-së është shprehur se nuk do të jetë më pjesë e PD-së derisa të jetë Sali Berisha në atë parti.

Ai ka deklaruar se Berisha i ka mbyllur derën dhe ai nuk troket më në një derë ku nuk e pranojnë apo nuk e dëgjojnë, pasi për këtë arsye sot është jashtë asaj partie.

“Unë atë prag nuk e kaloj. Sa të jetë Berisha nuk shkoj. S’ka vend për mua aty! Ma ka mbyll derën baba. Në një vend kur nuk të dëgjojnë dhe nuk të pranojnë, unë nuk trokas në derë, prandaj jam jashtë”, ka deklaruar Dash Sula.

Kujtojmë se Dash Sula mbeti jashtë listave për të garuar në zgjedhjet e 11 Majit. Pas kësaj pati një përplasje me PD-në dhe deklaratat e tij kundër Berishës kanë qenë të njëpasnjëshme.


Shtuar 31.05.2025 22:35

Tags: , ,