Mbrëmjen e djeshme u luajt derbi i Italisë ndërmjet Juventus dhe Inter, ku fitimtarë dolën zikaltërit me rezultatin 0-1.
Kryeministri Edi Rama është një nga tifozët më të mëdhenj të Juventusit dhe këtë e ka deklaruar publikisht, shpesh herë duke veshur dhe rroba me logon e klubit bardhë e zi.
Por, mesa duket se humbja e djeshme e ka mërzitur paksa kryeministrin, i cili sot u shfaq me xhupin e klubit gjerman, Bayern Munchen.
Rama ka postuar foton në Facebook ku shkruan: “Ai momenti kur ti sheh topin dhe dikush të thotë kujdes lidhësen e këpucës”./albeu.com