Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me mësues dhe pedagogë me rastin e 7 Marsit.
Ndër të tjera, Basha tha se sot fatkeqësisht nuk është një tryezë feste. Sipas tij gjendja për mësuesit në këto vite ka ardhur duke u përkeqësuar.
Por kryedemokrati nuk tha asnjë fjalë për rezultatin në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku mori një rezultat negativ.
“Sot nuk jemi rreth një tryeze feste. Fakti është se nuk mund të jemi sepse situata në vend që të vijë duke u përmirësuar ka ardhur duke u përkeqësuar. Në vend që mësuesve tu ofrohet përmes reformave kushtet dhe të ngrihen në piedestalin ku e meritojnë. Pagat e mësuesve shqiptarë kanë zbritur në nivelet më të papranueshme me të gjitha vendet e rajonit. Këto janë probleme shumë të mëdha që kanë ardhur duke u rënduar gjatë viteve të fundit. Ka munguar dhe vazhdon të mungojë përputhja e fjalëve me veprat. Mësuesit shqiptarë mbeten më të diskriminuarit”, tha Basha./albeu.com/