Humbi me Barcelonën, gruaja lë jashtë derës së shtëpisë Moratën

Alvaro Moratën pas humbjes më Barcelonën, e lë edhe gruaja jashtë derës së shtëpisë.

Alvaro Morata dhe Juventusi u kthyen në të gdhirë të ditës së djeshme nga Barcelona në Torino, por ky zbarkim nuk ishte i lumtur.

Sipas informacioneve sulmuesi spanjoll kishte harruar çelësat e shtëpisë, ndërsa kur ka provuar të hyjë në shtëpi bashkëshortja e tij, Aliçe, nuk i ka hapur derën dhe futbollisti pas disa minutash jashtë kangjellave të vilës, vendosi të shkojë të flejë në një hotel.

Këtë moment për të qeshur e kanë shpjeguar në “Instagram” si Aliçe Kampelo, ashtu sikurse Alvaro Morata. Madje, bashkëshortja e juventinit i ka kërkuar falje publike, duke nënvizuar se ishte në gjumë dhe nuk kishte dëgjuar as celularin dhe as zilen. Ndërsa tifozët e Juves me ironi postuan: “Bërë mirë që e le jashtë Alvaron, e meritoi pas humbjes me Barcelonën”.


Shtuar 10.08.2021 13:23