Një nga efektivët e Forcave të Armatosura ka ndërruar jetë pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Përmes një postimi në Facebook Ministria e Mbrojtjes i ka shprehur ngushëllimet familjes së Ernestit.
Ernesti ka humbur jetën në një nga spitalet e Turqisë.
Postimi i plotë:
Të pikëlluar nga humbja e jetës së një prej djemve tanë të mirë, ushtarit të dytë të Bazës së mbeshtetjes dhe emregjencave Civile, Ernesto Leka. Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai nuk mundi t’ia dalë në betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë, në një moshë kaq të re, në një nga spitalet e Turqisë. Ngushëllime nga zemra familjes së Ernestit e kolegëve të tij!