Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku një i ri 24 vjeçar ka humbur kontrrollin e mjetit dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Mësohet se i riu me iniciale S.T ishte duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’.
Policia ndodhen në vendngjarje për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftim policie
Në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, shtetasi S.T., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com