Humbi kontrollin dhe përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Kavajë, arrestohet 19-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestaur sot 19-vjeçarin, i cili përplasi për vdekje me këmbësoren 56-vjeçare. Aksidenti i rëndë u ndodhi ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.

19-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe aksidentoi për vdekje këmbësorën 56-vjeçare. Mbi 19-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë paraditen e djeshme, mbi aksidentin në Golem, me pasojë vdekjen e shtetases Sh. Sh., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësoren, shtetasit R. F., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 27.10.2025 16:53