Personi që shihni në foto është Hajdar Ismajlgeci, i cili mbrëmjen e sotme u gjet i vrarë me thikë në Babrru. Siç raportohet 40-vjeçari u godit me thikë pas një sherri, duke mbetur i plagosur dhe më pas humbi jetën si pasojë e hemorragjisë.
Ndërkohë autori i vrasjes pas krimit thuhet se ka shkuar në një lokal 300 metra larg vendngjarjes. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.