Humbi jetën bashkë me djalin e mitur, momenti kur makina e 25-vjeçares bie në lumin Osum (VIDEO)

Pamjet që shihni më poshtë janë të momentit kur makina e 25-vjeçares, Klaudia Xhaferaj, del nga nga rruga dhe përfundon në lumin Osum. Fatkeqësisht nga aksidenti e reja humbi jetën së bashku me djalin e saj 6 vjeç. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 27.06.2022 15:56