Humbi gjyqin, çudit Amber Heard: Unë e dua akoma Johnny Depp

Ish-bashkëshortja e aktorit Johnny Depp, Amber Heard, ka frikë se mund të paditet sërish nga ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp, edhe pse pranon se është ende e dashuruar me të.

Në një intervistë ekskluzive të Heard me Savannah Guthrie në ‘NBC News’, e para e Heard që nga gjyqi për shpifje mes saj dhe Depp, ajo tha se është ende e dashuruar me Depp.

Aktorja tha “absolutisht” kur Gutherie e pyeti nëse “ka ende dashuri” për Depp: “Unë e dashuroj. E kam dashur me gjithë zemër”, tha Heard. “U përpoqa që të bëja më të mirën që ajo marrëdhënie e thyer të funksiononte, por nuk munda.”

“Nuk kam aspak ndjenja të këqija apo keqdashje ndaj tij”, shtoi ajo. “E di që mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar, ose mund të jetë e lehtë nëse keni dashur ndonjëherë dikë”.

Heard tha mes të tjerave në intervistë se besonte që “shumica dërrmuese e këtij gjyqi “u luajt” në mediat sociale” duke iu referuar sulmit virtual ndaj saj nga mbështetësit e Depp.

Heard tha gjithashtu se tani ndihet nervoze për të folur, pasi ka frikë që çfarëdo që bën, mund të kthehet kundër saj: “Kam frikë se çfarëdo që të bëj, pa marrë parasysh se çfarë them apo si e them, mund të jetë një mundësi tjetër për këtë lloj ‘heshtjeje’”, tha Heard pas pyetjes së Guthrie nëse ishte e shqetësuar se Depp mund ta padisë sërish në të ardhmen.

Sa i përket së ardhmes, ylli i “Aquaman” tha se tani do të fokusohet të jetë nënë me kohë të plotë për vajzën e saj njëvjeçare.


Shtuar 16.06.2022 09:37