Humbi betejën me jetën pas 6 muajsh në koma, gazetarja: Si e fshehu policia dhunimin e kenianes, fijet që të çojnë te qeveria

Pas më shumë se 6 muajsh në koma, 22-vjeçarja keniane Joy Ayoko e humbi betejën me jetën.

Ajo u gjet më 14 gusht 2022 poshtë banesës së saj në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë ku jetonte me disa mikeshat e saj.

Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin “Now” se dhunimi i kenianes u mbulua me mister nga policia e cila e fshehu këtë ngjarje për 3 muaj me radhë.

Sipas saj, fakti që policia e mbajti të fshehtë këtë ngjarje për tre muaj do të thotë se njerëz të tjerë fshihen pas asaj që ndodhi dhe që ende vazhdojnë të mbrohen.

“Fakti që policia e mbajti të fshehtë këtë ngjarje për tre muaj do të thotë se njerëz të tjerë fshihen pas asaj ngjarjeje që ende vazhdojnë të mbrohen. Dhe për shkak të mbajtjes kaq shumë pezull të shumë informacioneve dhe fakti që policia s’e bëri publike tregon se ajo mbart emra personazhesh të lidhura me familjarë të qeverisë. Ndaj ka ende presion në prokurori për këtë çështje”, tha gazetarja./Albeu.com/.


Shtuar 14.02.2023 22:13