Humb jetën turistja gjermane në Shkodër, ra në greminë teksa po ngjiste një zonë malore

Një turiste gjermane ka ndërruar jetë në Shalë të Shkodrës, pasi kishte rënë në greminë gjatë ngjitjes në mal,  në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”.

Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.

Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Kutjomë se dhe një tjerër gjerman ka ndërruar jetë në Gjirokastrës orët e para të mëngjesit të sotëm. Shkak dyshohet se ishte arresti kardiak, ndërsa hetimet vijojnë.