E rëndë/ Ndërron jetë mjeku që u plagos mbrëmë në aksidentin e trefishtë në Sauk (EMRI)

Mjeku Vanion Cinari, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Raportohet  se ai u përfshi në një aksident ditën e djeshme në Sauk.

Pas dëmtimeve të marra, 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Gjithashtu, e plagosur mbeti 32-vjeçarja Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i trefishtë ka ndodhur mbrëmë në rrethrrotullimin e Saukut.

 


Shtuar 18.12.2024 09:43