Humb jetën indiani në Korçë, po punonte te gurorja

Në një gurore në fshatin Floq të Korçës, ka humbur jetën një shtetas indian. Viktima punonte pranë gurores në këtë zonë, ndërsa mësohet se aty është aksidentuar.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por policia po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Do të merren në pyetje edhe administratorët e gurores.


Shtuar 8.02.2025 16:38

Tags: ,