Humb jetën duke punuar në ndërtim, tre të arrestuar

Një 53- vjeçar me iniciale G. S ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga objekti ku po punonte.

Shtetasi G.S ishte banues në qytetin e Durrësit.

Policia ka shpallur arrest me burg tre pronarët e objektit i cili ishte në ndërtim e sipër nën akuzën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë, në një objekt në ndërtim e sipër, në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë punës ka gjetur vdekjen punëtori, shtetasi G. S., 53 vjeç./.albeu.com