Hoteli në Dhërmi derdhte ujrat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë” kësaj problematike e cila neglizhohet gjatë muajve të tjerë të vitit. Një rast i tillë i ndotjes është evidentuar në Dhërmi.

Raportohet se një hotel derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë biznesit. Kjo patjetër sjell ndotje të ambientit dhe duke krijuar një imazh negativ tek turistët. Në lidhje me këtë ngjarje është proceduar penalisht administratorja e hotelit. 46-vjeçarja me iniciale E. M. do të hetohet për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”. Ndëshkimi nuk është ndalur me kaq pasi Task-Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve ka vendosur masë administrative ndaj hotelit.


Shtuar 19.07.2025 21:54