Horror në Sarandë, gjendet pjesë të trupit të njeriut të groposura, ende i padekompozuar

Një skenë filmi horror është ajo që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xarrë të Sarandës, ku pjesë të trupit të një njeriu janë gjetur të groposura.

Kanë qenë banorët të cilët kanë gjetur pjesë të trupit të njeriut të copëzuara, që ende nuk ishin dekompozuar.

Menjëhërë kanë njoftuar policinë, e cila ka rrethuar zonën.

Pjesët e trutpit janë dërguar në spital, dhe po pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të kuptuar se kujt i përkasin.


Shtuar 14.11.2023 22:52