Dashi
Do keni shumë besim tek vetja juaj gjate gjithë këtij muaji dhe do arrini gjithçka që dëshironi. Ju që jeni në një lidhje, duhet ta forconi akoma më shumë bashkëpunimin me partnerin në mënyrë që çdo gjë t’iu ecë si e keni ëndërruar. Asgjë nuk është e pamundur. Ju beqarët do e keni të nevojshëm një partner në krah dhe duke u nisur nga kjo do jeni gati edhe për aventura kalimtare. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë. Në javën e dytë mund të ndieni pak lodhje dhe mungesë energjie, por ajo gjendje do kalojë shpejt. Gjendja e financave do përmirësohet ndjeshëm. Do i vini fre vetes dhe nuk do lejoni asnjë lloj shpenzimi të tepruar. Në punë rutina do ju pushtojë ditët e para. Mundohuni të frymëzoheni dhe të gjeni një tjetër arsye për të ecur para. Do i keni të gjitha mundësitë.
Demi
Këtë muaj do jeni gjithë kohës të zënë me punë dhe nuk do i kushtoni rëndësi vetes dhe atyre që keni pranë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë problematike dhe e mbushur me debate të zjarrta. Pranojeni që në shumë momente partneri do ketë të drejte. E mira është që të ndryshoni sjellje pa qenë tepër vonë. Ju beqarët do keni disa mundësi për njohje të reja, por do keni frikë të hidhni hapa. Shëndeti do jetë mjaft delikat dy ose tre javët e para. Do e lini pas dore veten dhe nuk do i kushtoni rëndësi ndonjë shqetësimi të vogël. Më vonë do e shihni që gjithçka do jetë më e vështirë. Në planin financiar do jeni më të qarte për gabimet e bëra, por zor se do ja dilni t’i ndreqni shpejt. Kërkoni sa më parë ndihmë. Puna do jetë e vetmja që do shkojë mirë. Edhe nëse ishit në kërkim të një të tille do jeni me fat.
Binjakët
Yjet nuk do ndikojnë pozitivisht këtë muaj tek ju dhe mund të keni probleme në çdo fushë. Ju që jeni në një lidhje do keni tronditje të njëpasnjëshme deri në datën 10 dhe në shumë momente do ngrini dyshime për të ardhmen. Reflektoni me kujdes dhe flisni hapur me partnerin para se të merrni vendime. Ju beqarët duhet të përfitoni nga disa ftesa deri nga mesi i muajit sepse më vonë do e humbni besimin tek vetja dhe nuk do filloni dot një lidhje. Shëndeti do jetë më i mirë se kurrë më parë. Do jeni energjikë dhe nuk do keni asnjë shqetësim sado të vogël. Nëse doni që financat të mos mbeten delikate ende, duhet të merrni masa sa më parë. Nga ana tjetër duhet shmangur çdo investim i panevojshëm për momentin. Në punë asgjë nuk do jetë e thjeshte për t’u arritur, megjithatë me pak përpjekje dhe vullnet gjithçka do jetë e mundur.
Gaforrja
Jeta juaj sentimentale do jete prioritet gjatë këtij muaji. Nëse keni një lidhje ambienti do ngrohet menjëherë dhe zemra do ju rrahë fort sidomos javën e dyte dhe të tretë. Të shkuarën do e hidhni pas krahëve përgjithmonë. Në datat 22 ose 23 mund të kaloni edhe çaste romantike e do merrni propozime interesante. Ju beqarët do jeni shumë të lakmuar dhe nuk do rreshtin së marri ftesa. Përdoreni sa të mundni sharmin tuaj, por kurrsesi mos merrni vendime të nxituara. Gjendja shëndetësore nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Edhe nëse nuk jeni ndier mirë deri më sot mund të rifitoni energjitë. Në planin financiar do jeni më të qetë, pasi do i shlyeni borxhet e marra. Situata nuk do jetë e shkëlqyer, por e qëndrueshme. Në punë do i hidhni hapat pasi t’i keni bërë me kujdes planet e llogaritë, prandaj gjithçka do ju ecë për mrekulli.
Luani
Klima yjore do jetë elektrizuese këtë muaj kështu që në disa dite nuk do ndiheni të qetë. Për ju që keni një lidhje, java e parë do jetë më e qetë, por më pas, për shkak të disa mosmarrëveshjeve lidhur me rregullat, nuk do ndiheni njësoj. Datat më të vështira do jenë: 15 dhe 20. Ju beqarët duhet të reflektoni gjate për atë që doni të bëni me jetën sentimentale, para se të hidhni hapa. Takimet më interesante do jenë pas datës 20. Shëndeti do ketë vetëm disa probleme të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Në planin financiar do gjendeni në vështirësi të mëdha, për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme. Më e mira është që gjithçka ta bëni me qetësi. Puna për fat do jetë më e qëndrueshme dhe mund të nënshkruani një kontratë interesante pas datës 20.
Virgjëresha
Gjate këtij muaji do keni probleme të mëdha në çdo fushë nëse veproni kuturu. Takti dhe diplomacia do jenë veti të çmuara. Për ju që keni një lidhje, fillimi i muajit nuk do jetë i keq, por kjo situatë nuk do mbizotërojë gjatë. Do bëni gabime me mënyrën e të sjellit dhe do jeni tejet kokëfortë. Ju beqarët duhet ta dëgjoni zemrën tuaj më shumë sesa personat që iu rrethojnë sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndiheni të plotësuar. Ky muaj në fakt do jetë plot mundësi të mira. Shëndeti në disa momente do jetë delikat. Mos neglizhoni asgjë sepse do keni probleme më të mëdha më pas. Gjendja e financave do jetë shumë më e mirë nga më parë. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë. Në punë duhet të përqendroheni më tepër dhe të jeni këmbëngulës. Vetëm ashtu do ja dilni mbanë.
Peshorja
Muaj i mbushur me ngjyra do jetë ky për të gjithë. Do i merrni gjërat më seriozitet dhe në përgjithësi gjithçka do ecë sipas planeve. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni fort për gjithçka dhe do mundoheni të merrni vendimet e duhura. Edhe kur të keni ide të ndryshme do e gjeni mënyrën për të rënë dakord. Ju beqarët do ndërmerrni iniciativa dhe do dilni në çdo takim që do ju kërkohet. Më pas do e keni vetë në dorë se çfarë do bëni. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u stabilizuar falë masave që do merrni. Financat do jenë pak delikate, megjithatë falë ndihmës së disa të afërmeve gjendja do stabilizohet. Në punë nuk do ju mungojë as vullneti dhe as vendosmëria kështu që priten arritje të mëdha. Nëse keni mundësi jepuni edhe një ndihme të vogël kolegeve në nevojë.
Akrepi
Do jeni më të lirë për të vepruar këtë muaj dhe shumë ëndrra do ju plotësohen. Ju të dashuruarit do jeni të qetë dhe marrëdhënia me partnerin ka për të pasur goxha përmirësime. Në javën e parë do mundoheni t’i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet. Ju beqarët nuk do jeni shumë të qartë në mendime dhe ka rrezik të mos i shfrytëzoni mundësitë që do iu jepen. Shëndeti do jetë i mirë në javën e parë, por duke mos u kujdesur për veten dhe duke e tepruar me qëndrimin në diell gjendja mund të përkeqësohet. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe megjithatë do bënit mirë sikur çdo shpenzim ta kryeni pasi ta keni menduar me kujdes. Kështu do shmangni problemet e papritura. Në planin profesional do iu jepen mundësi të shkëlqyera dhe do arrini më shpejt atje ku keni dëshiruar.
Shigjetari
Të gjithë do e adhurojnë dinamizmin që do ju karakterizoje gjatë këtij muaji. Në çdo moment delikat do dini si të dilni nga situata. Nëse keni një lidhje do i kuptoni më së miri ndjenjat dhe nevojat e atij që keni në krah dhe do kaloni çaste të mrekullueshme. Ju beqarët do përfitoni nga çdo moment që do iu jepet për të bërë njohje të reja dhe për të filluar sa më parë një lidhje. Qe nga java e tretë priten ndryshime. Shëndeti nuk do jetë gjithë kohës i qëndrueshëm, kështu që kur të ndieni ndonjë dhimbje apo kur të keni ndonjë shqetësim flisni me mjekët. Në planin financiar yjet do i keni gjithë kohës pranë dhe do i zgjidhni telashet që keni pasur. Në pune do jeni të guximshëm dhe nuk do ndaleni derisa të arrini qëllimin që i keni vënë vetes. Nga kjo do ndryshojë edhe mendimi i disa kolegëve për ju.
Bricjapi
Gjatë gjithë këtij muaji, sektori i dashurisë do jetë në qendër të vëmendjes. Do merren edhe vendime me rëndësi të madhe. Nëse keni një lidhje do kërkoni pak më shumë liri e pavarësi nga partneri dhe me mirëkuptim do e merrni atë. Mesi i muajit mund të ketë ndonjë të papritur të pakëndshme prandaj duhet t’i bëni sytë katër. Ju beqarët do keni takime interesante 12 ditët e para të muajit. Mos lejoni asnjë mundësi të mire t’iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe gjithë kohës, megjithatë në disa momente duhet të bëni kujdes. Shmangni sa të mundeni ushqimet e yndyrshme dhe pijet me gaz. Financat do jenë të paqëndrueshme sidomos dy javët e para. Kërkoni ndihmën e të afërmve pa qenë vonë. Në punë do i keni gjithë kohës idetë e qarta dhe do veproni pasi të jeni plotësisht të sigurt.
Ujori
Ndryshe nga një muaj më parë, këtë periudhe do jeni më të matur dhe nuk do bëni gabimet e mëparshme. Ju që jeni në një lidhje do tregoheni më të ngrohtë dhe më tolerante me partnerin tuaj. Do e diskutoni me qetësi çdo temë dhe do merrni vendimet e duhura. Ju beqarët që jeni në kërkim të lidhjeve serioze nuk do keni fat. Kjo do jetë një periudhe e mbushur me flirtime dhe aventura drithëruese, por afatshkurtra. Gjendja shëndetësore nuk do jetë aq e mirë sa ju e kishit ëndërruar. Mund të keni herë pas here ulje tensioni, dobësi dhe dhimbje muskujsh. Për financat duhet thënë se do jete një muaj i begatë. Kjo do bëjë të mundur që ju të kryeni pak me shume shpenzime dhe të shlyeni edhe borxhet. Në punë do ju duhet pak më tepër diplomaci për të arritur atje ku keni menduar.
Peshqit
Nëse tregoheni mendjemëdhenj dhe kokëfortë gjatë këtij muaji, mund të keni probleme serioze në çdo fushë. Ju të dashuruarit do keni disa mosmarrëveshje me partnerin javën e parë dhe do ju duket se asnjëherë nuk keni për te qenë të qetë. Mundohuni t’i mendoni gjërat me seriozitet dhe të mos hidhni hapa të nxituara. Ju beqarët do realizoni disa takime interesante dhe zemra do fillojë t’iu rrahë shumë fort. Përfitoni aq sa të mundeni, por mos u nxitoni. Shëndeti herë pas here do ketë disa tronditje. Mos e lini asnjë çast pas dore veten sepse probleme e vogla mund të zmadhohen shpejt pa e kuptuar. Financat vështirë se do përmirësohen, megjithatë ju bëni aq sa të mundni. Në punë mos mendoni se jeni më të mirët sepse mund të zhgënjeheni. Ngjitini shkallet një nga një pa u nxituar aspak.