Horoskopi i muajit nëntor 2023, astrologia zbulon çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Gjatë këtij muaji Urani do e tronditë paksa ritmin e jetës tuaj dhe qetësia nuk do jetë mbizotëruese. Jeta në çift do jetë ajo që do paguajë më shtrenjtë. Nëse keni pasur probleme vërtet serioze mundohuni t’i zgjidhni sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos lini asgjë për më vonë. Në datën 8 do keni një zënkë të rënë që do vendosë distancën mes jush dhe mund të mendoni të largoheni përfundimisht. Nëse jeni beqarë nuk keni për të pasur asgjë interesante dhe do ndiheni keq. Shëndeti do jetë i mirë dy javët e para, por më pas do vijnë vështirësitë. Kujdes me virozat! Profesionalisht do jetë muaj i rëndësishëm dhe do jeni plot angazhime. Kontaktet që keni lidhur do ju ndihmojnë të arrini objektivat. Në planin financiar, por i bëtë me kujdes llogaritë nuk keni për të pasur probleme.

Demi

Ky do jetë një muaj i mbushur me bashkëpunim. Do jeni të gatshëm të bëni edhe lëshime vetëm që gjërat t’iu ecin gjithmonë mirë. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me padurimin dhe ruani sa të mundeni qetësinë. Po e latë partnerin të flasë lirish e pa dorashka marrëdhënia mes jush do mbetet e kënaqshme. Do pajtoheni edhe pas disa zënka që keni pasur. Ju beqarët do keni më shumë fat pas datës 15. Bëjini sytë katër sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të shfaqet personi ideal. Për shëndet më të mirë duhet patjetër të kujdeseni me ushqimin dhe të bëni aktivitetin fizik. Në punë do mund të çliroheni nga tensioni i madh që keni pasur dhe do ndiheni më të gatshëm të shprehni me zë të lartë mendimet. Plutoni dhe Urani do ju mbështesin dhe do arrini majat. Financat nuk kanë për të pasur probleme serioze megjithatë për të ruajtur ekuilibrin duhet të shpenzoni përherë me kujdes dhe largpamësi.

Binjakët

Gjatë këtij muaji duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t’iu ikur nga duart. Java e parë do jetë e qetë, por aspak emocionuese. Vetëm pas datës 16 gjërat mund të fillojnë disi të ndryshojnë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare ne momentin qe me pak e presin. As vete nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë se gjërat mund t’iu ndodhnin në këtë mënyrë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar, jo nga ndonjë virus i stinës, por ankthi dhe stresi do jenë ato që do krijojnë probleme. Në punë do keni konkurrencë të fortë, por kjo nuk do ju frikësojë për të hedhur hapat e menduara. Nëse jeni të punësuar në një institucion dhe keni marrëdhënie me jashtë do jeni më me fat se të tjerët. Gjendja e financave do jetë e mirë, por jo aq sa për të kryer shpenzime ekstravagante apo për të hequr para mënjanë.

Gaforrja

Gjatë këtij muaji Mërkuri dhe Jupiteri do ju mbajnë larg problemeve serioze. Qielli juaj do jetë më i hapur sidomos pas javës së dytë. Nëse jeni në një lidhje ditët e para mund të ndodhin disa kontradikta për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer. Thirrini mendjes dhe bëni kujdes edhe me fjalët që do i thoni partnerit. Pas datës 15 situata do fillojë të ngrohet goxha. Nëse jeni beqarë joshni pa dorashka sepse vetëm përfitime keni për të pasur. Shqetësime të mëdha fizike nuk keni për të pasur, megjithatë po treguat kujdes për shëndetin do jetë akoma më mirë. Në punë mund t’iu anulohet një projekt ose mund të mos mbahet fjala që iu është dhënë. Sido që të jetë mos u dorëzoni sepse pas datës 10 planetët do nxitin kontaktet e reja. Në planin financiar për fat të mirë situata do fillojë të përmirësohet pas javës së parë. Do ndiheni më të qetë për këtë gjë.

Luani

Ky muaj do jetë herë pas here i trazuar. Ju që jeni në një lidhje do keni edhe debate me njerëzit qe ju rrethojnë. Mirë është t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Nëse jeni beqarë do njiheni me persona të shumtë, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje ashtu si e kishit ëndërruar. Shëndeti do jetë problematik dy javët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes në punë. Kujdesuni pak më tepër për veten tuaj. Në punë fillimi i muajit do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që javën e tretë ka rrezik që situata t’iu dalë jashtë kontrollit. Bëni mirë të mos ju besoni shumë kolegeve që keni pranë sepse do zhgënjeheni. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji do nxirrni kthetrat dhe do bëni çdo gjë për të mbrojtur interesat tuaja. Idetë që keni do i shprehni hapur edhe sikur të keni kundërshti nga të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do i jepni prioritet partnerit dhe do e bëni atë të ndihet me fat që ju ka në krah. Mosmarrëveshjet e vogla do i lini pas krahëve njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni shumë kërkues dhe nuk do arrini dot të gjeni një person që do i përmbushë të gjitha kërkesat që keni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por për fat do keni vetëm dhimbje kokë dhe muskujsh herë pas here. Në punë pavarësisht rrugës së vështirë nuk do dorëzoheni. Disa miq do ju ofrojnë goxha mbështetje. Sektorin financiar duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do mundeni dot ta stabilizoni lehtësisht situatën.

Peshorja

Ky ka për të qenë një muaj pozitiv dhe më i favorshëm për marrëdhëniet me të tjerët. Do jeni të kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa pa qenë të bindur. Nëse keni një lidhje do i shihni gjërat me optimizëm dhe do mendoni më tepër për të ardhmen. Mund të tentoni edhe për një fëmijë ju të martuarit. Ju beqarët mund të eklipsoheni nga dikush dhe pas datës 13 mund të mendoni të filloni edhe një lidhje. E rëndësishme është që do ndiheni përherë mirë e të përmbushur shpirtërisht. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Kombinoni ushqimin e ekuilibruar me aktivitet fizik dhe do ndiheni edhe shumë më të rinj sesa jeni. Në planin financiar, që nga data 10, do ecni me një skemë të mirë përcaktuar dhe do dini sa para të shpenzoni. Në punë do jeni profesionistë dhe do iu ofrohen mundësi të shkëlqyera për të treguar aftësitë që keni. Dielli do ua qartësojë idetë dhe do ju bëjë më këmbëngulës.

Akrepi

Gjatë këtij muaji duhet patjetër të merrni masa strikte nëse nuk doni t’iu ndodhin të papritura. Çështjet e zemrës duhen menaxhuar me më shume përkujdes sepse çdo gabim i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për të ardhmen Gjithçka do ndryshoje pas datës 11. Ju beqarët, para se të hedhin hapa, duhet të dëgjoni edhe mendjen, jo vetëm zemrën. Gjendja shëndetësore herë pas here do kalojë vështirësi. Nuk do ndiheni në formën më të mirë të mundshme dhe kjo do ju mërzitë. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa akoma më strikte që situata të mbetet e kënaqshme. Në punë do filloni t’i shihni gjërat më qartë pas një periudhe të mbushur me turbullira. Pyeteni shpeshherë veten se cilat janë gjërat që dëshironi t’iu ndodhin dhe mos i ndalni përpjekjet.

Shigjetari

Këtë muaj do ju ndodhin vetëm gjëra pozitive sidomos në planin sentimental. Do merreni vesh mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do jeni të pandashëm, për gjithçka do merreni vesh dhe nuk do mungojnë as çastet pasionante dhe emocionuese. Edhe ju beqarët duhet ta dëgjoni sa më shumë zemrën sepse ajo nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Nuk do keni aspak shqetësime, madje as ju që muajin e kaluar keni vuajtur. Buxhetin duhet ta keni me tepër nën kujdes dhe nuk duhet të jepni para hua sidomos deri në datën 21. Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për t’ia dalë sepse po fjetët gjumë nuk do mundohen të tjerët për ju. Për fat do i kuptoni shpejt këto gjëra dhe do merrni masa.

Bricjapi

Gjatë këtij muaji nuk do ju ndodhin gjëra të këqija, por mirë do jetë të mendoni të hiqni disa para mënjanë për të siguruar edhe të ardhmen. Në këtë plan do keni vështirësitë më të mëdha. Silluni mirë edhe me partnerin tuaj sidomos nga java e dytë e në vijim. Mundohuni ta surprizoni atë si dhe t’ia shprehni ndjenjat. I dashuri i zemrës tuaj do ketë nevojë jetike për mbështetje dhe ngrohtësi. Ju beqaret më në fund do besoni në dashuri pasi të njihen me persona fantastike. Zemra do ju rrahe pafund rreth datës 8 ose 9. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni shqetësime muskulore të cilat duhen trajtuar sa me pare. Për punën do jete muaj aktiv dhe i mbushur me risi. Me pak më shume kurajë dhe këmbëngulje do arrini majat

Ujori

Këtë muaj do jeni shume altruistë dhe ky do jetë një gabim. Nëse keni një lidhje gjeni edhe pak kohë për t’iu përkushtuar vetes sepse përndryshe partneri mund të shohë dikë tjetër. Ju beqarët do i keni mendimet shumë më të qarta dhe do dini kë dhe ku ta kërkoni personin e duhur. Data 15 do jetë me më shumë fat. Për shëndet më të mirë nuk do ju bënte keq pak aktivitet fizik, yoga apo not. Në planin financiar do keni më shumë fat pas datës 15. Falë disa hapave që do hidhni gjendja do ndryshojë përgjithmonë. Edhe në punë do keni arritje sepse do silleni si duhet dhe do hidhni kurdoherë hapat e duhura. Agresivitetin shmangeni për çdo lloj arsyeje.

Peshqit

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia që do keni ju për t’iu dhënë prioritet gjërave më të rëndësishme. Tregohuni të kujdesshëm e të matur në mënyrë që mos gaboni. Dashuria e çifteve nuk ka për të pasur probleme. Do jeni shume kureshtarë për të provuar gjëra të reja dhe mund të shkoni bashkërisht edhe në aktivitete interesante kulturore e sociale. Ju beqarët do keni gjithmonë shumë persona që do ju vijnë rreth e rrotull, por në datën 16 do ndodhë diçka vërtet e bukur së cilës duhet t’i përkushtoheni. Shëndeti mundet edhe të kalojë periudha delikate sidomos nëse i keni kaluar të dyzetat, megjithatë mos e lëshoni veten. Për financat deri në datën 10 duhet të merreni me menaxhimin dhe planifikimin që pastaj të dini si dhe sa të shpenzoni. Në punë do keni më shumë sukses nëse jeni në fushën e komunikimit ose shkencave shoqërore. Javën e tretë do keni më shumë besim tek vetja.