Inida Gjata nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Zhaku, dikur pjesë e mediave dhe portaleve për reagimet dhe mendimet e saj të drejtpërdrejta, prej pak vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.
Ishte viti 2017, kur Zhaku ndau me publikun lajmin se ajo dhe partneri gjerman Christian Kreuz ishin martuar, ndonëse postimet e çiftit në rrjetet sociale janë të rralla e të pakta.
E në mesin e postimeve të punës e të përditshmërisë, në fund të vitit 2019 u vu re një detaj në “Facebook”-un e artistes, që ngriti dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund martesës. Statusi i Zhakut në rrjetin social ishte ‘single’, çka ngriti dyshimet se martesa e saj kishte marrë fund.
Ndërkohë që ajo kishte fshirë foton e martesës, ruante ende mbiemrin Kreuz të bashkëshortit, që në fakt e bëjnë shumë vajza të njohura pas divorceve të tyre. E si për të përforcuar dyshimet, Zhaku në morinë e statuseve ku mbante qëndrime rreth politikëbërjes në Shqipëri, vitin e kaluar hodhi dritë edhe më shumë për statusin e saj.
Bashkëngjitur me një foto nga shtëpia e saj, ajo shkruante: “E vetmja e keqe kur jeton vetëm është që s’ka kush të ta shkrepë një foto duke ngrënë shalqi”. Duke pasur parasysh natyrën e saj që jep jo pak mesazhe për fjalën, këtë status mund ta interpretonim si një moskokëçarje pas ndarjes.
Por ajo duket se i ka rregulluar marrëdhëniet me burrin e saj dhe është shumë e lumtur. Zhaku ka njoftuar ndjekësit e saj mjaftueshmërisht me një foto, ku shfaqet e qeshur krah bashkëshortit. Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Inida Gjata, ose siç njihet ndryshe Zhaku, u martua para tetë vitesh me të dashurin e saj gjerman, Christian Kreuz, emri i artit i të cilit është Dakar.
Këtë lajm e konfirmoi vetë Zhaku nëpërmjet ndërrimit të statusit në “Facebook” dhe publikimit të një fotoje ku shfaqet me buqetë lulesh. “E kujt ia merrte mendja që pas 14 vitesh që rashë në dashuri me këtë këngë, do bëhesha gruja e Dakarit. Kur isha 17 vjeç dhe bëja ‘Hit Parade’ tek ‘Alba TV’, kjo kënga ishte në Top 5”, citohet të jetë shprehur Inida për këngën “Stay with me”, Dakar and Grinser, në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.
Ajo që bëri përshtypje në fotot e ceremonisë së celebrimit ishte fakti se Zhaku nuk shfaqej e veshur me fustanin tradicional të bardhë të nusërisë, por me një fustan të zi. Me Dakar, ajo në fillim qëndroi e lidhur në Shqipëri dhe pastaj u vendosën si çift në Gjermani. Ata ishin edhe bashkëpunëtorë, duke realizuar produksione muzikore si kënga “E paparaparë”, e publikuar në vitin 2012.
Ndërkohë, sa i përket karrierës, Zhaku deklaroi vitin e kaluar se do i hynte politikës, angazhim që mesa duket e anuloi me ribashkimin e familjes. Vitin e kaluar ajo deklaroi se do të krijonte një parti të re politike, të cilën do ta emërtonte “Partia për Zhvillim Kombëtar”. Ngritjen e një force të re politike, Zhaku e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku bënte thirrje për mbledhjen e firmave për ta regjistruar në Gjykatë.
Në lidhje me këtë hap, Inida dha një intervistë për Adi Krastën në “AShow”, ku pohoi se do të kthehej në Shqipëri për të themeluar partinë e saj.
“Kam vendosur të kthehem në Shqipëri. Po angazhohem politikisht. Po themeloj një parti. Qëllim kam zhvillimin kombëtar, por është një parti liberale me synim zhvillimin e tregut të lirë”, u shpreh ajo.
Por më pas u tërhoq dhe komentuesit e lidhën me faktin që ajo u ribashkua me partnerin, pasi fam,ilja mbi gjithçka. Në lidhje me divorcin, ajo foli dhe në ekran. E ftuar në “Ftesë në 5”, Zhaku tha se ishte gjatë gjithë kohës me partnerin dhe lidhja mes tyre ishte kthyer në një marrëdhënie toksike, prandaj aktorja tha se kishte pasur nevojë të kalonte një periudhë reflektimi.
“U bë paksa toksike marrëdhënia. Më e bukura është ama që ashtu më dukej mua atëherë. Të dyve na dukej ashtu, sepse ishte një lloj konsensusi që e arritëm bashkë. Por kur je bashkë edhe zihesh, fillon të ketë një lloj krisje. Për të mos shkatërruar nervat, edhe unë po kaloja një gjendje depresive, nuk po ndihesha e realizuar nga ana artistike, kisha hequr dorë nga shfaqet në teatër. Kur nuk të sjell rezultate, është e gjithë ajo punë. Ajo ndarja na bëri shumë mirë, për të kuptuar dhe për të gjetur ekuilibrin, për të studiuar veten. Kisha nevojë për të parë se ku arrija unë vetë. Kisha nevojë të shikoja veten time pa Kristianin”, tha Zhaku.
Megjithatë, ajo pranoi se asnjë mashkull tjetër nuk mund ta krahasojë me Kristianin, sepse kishin kaluar diçka shumë të bukur së bashku përgjatë 11 viteve që njiheshin. “Kur mendon që këtë person nuk e ke më pjesë në jetën tënde, ndjen sikur të hiqet një gjë nga trupi”, pranoi ndër të tjera Zhaku. E me sa duket dashuria trimfon, përderisa ata ja ku janë sërish bashkë./PanoramaPlus.al