Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur për rishqyrtimin e çështjes së Santiago Malkos.
Gjykata ka marrë vendimin ditën e sotme për 3 të pandehurit e vrasjes së ish-oficerit të Policisë Santiago Malko.
Kështu GJKKO ka vendosur pushimin e hetimeve për Xhoni Nicën dhe dërgimin për gjyq dy të pandehurve të tjerë, Ilir Selmani dhe Elvis Gaxhaj.
ilKy i fundit do të hetohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “shitje narkotikësh”, ndërsa Selmani do të gjykohet për vrasjen e Santiago Malkos./albeu.com