Homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, të pranishëm Begaj dhe Dumani

Dita e sotme, është dita e dytë e homazheve për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës.

Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, të cilët nderuan figurën dhe kontributin e gjyqtarit Kalaja në sistemin e drejtësisë.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe figura të tjera publike dhe politike, ku nuk mungoi dhe kryeministri Edi Rama.


Shtuar 8.10.2025 10:37