Holokausti/ Presidenti Bajram Begaj: Një prej periudhave më të errëta të njerëzimit

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti Bajram Begaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit.

Sipas presidentit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Gjithashtu, Begaj shkruan se ne jemi krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

Reagimi:

“Reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit’ kështu shkruan Presidenti Bajram Begaj në një postim në rrjetet sociale në ditën e përkujtimit të Holokaustit.
“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, -shkruan Begaj.