Hodhi foshnjën në lumë, 42-vjeçarja s’pranon të tregojë arsyet e krimit

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në më parë në Krujë, ku Leta K. 42-vjeçe, dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj, pasi e ka lindur në banesë.

Ajo e futi foshnjën në qesen e plehrave dhe e hodhi në lumin e Tapizës.

Ngjarja u zbulua vetëm pasi ajo shkoi të merrte ndihmë mjekësore në spital.

42-vjeçarja nuk ka pranuar që të flasë para policisë për arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë akt makabër.

Mësohet se askush nuk e dinte për shtatzëninë e saj, madje edhe bashkëshorti në polici ka dëshmuar se nuk e dinte që kishte gruan shtatzënë.

Por policia e ka marrë me dyshime dëshminë e tij dhe për të po bëhen verifikime.

Aktualisht 42-vjeçarja ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë.


Shtuar 19.03.2024 09:47