Shkencëtarët në “Qytetin e Shpresës”, një ndër organizatat më të mëdha për kërkimin dhe trajtimin e kancerit në SHBA, kanë shpikur një kimioterapi, e cila është në gjendje të shkatërrojë të gjitha tumorët malinje në trup.
Pas zbulimit ata publikuan detaje nga studimi i tyre në revistën shkencore Cell Chemical Biology duke shpjeguar edhe se si do të funksionojë kjo kimioterapi me qëllim shkatërrimin e të gjitha qelizave, raporton AlbEu.com.
Deri më tani është vërejtur se forma e përdorur prej shkencëtarëve, vret qelizat kancerogjene dhe nuk prek qelizat e tjera, ndryshe nga sa vepron tani kimioterapia normale, e cila shkakton mjaft efekte anësore. Testimi aktualisht është ende te kafshët dhe pritet marrja e miratimit nga organet përgjegjëse që të fillojë testimi i fazës 1, që bëhet te njerëzit.
Nëse do të rezultojë gjithçka e suksesshme, atëhere njerëzimi ka hedhur një hap të rendësishëm në drejtim të trajtimit të kancerit. /albeu.com