Një personalitet shqiptar zgjidhet në krye të CDU-së lokale gjermane në landin Schlesëig Holstein.
Ai është Kolë Gjoka, 51 vjeçar i cili që nga viti 2014 ka qenë pjesë e partisë së Angela Merkelit.
duke qënë mjaft aktiv në strukturat e partisë, ai ja ka dalë edhe të jetë kandidati i parë shqiptar në Bundestag.
Nga numërimi i mbrëmshëm i votave për zgjedhjet zgjedhjet që u zhvilluan për kryetarin e ri të CDU-së në komunën Elmshorn në Landin Schlesëig Holstein, Gjermani, fitues me rezultat shumë bindës rezultoi Kolë Gjoka, lindur në Mirditë dhe zhvendosur si azilant në Gjermani prej vitit 1996.
Gjoka 51 vjeç, biznesmen, ka aderuar që në vitin 2014 tek kristiandemokratët e Angela Merkelit, duke qenë mjaft aktiv në strukturat politike lokale në vendbanimin e tij, duke arritur që të jetë dhe kandidati i parë shqiptar për në Bundestag-un gjerman.
Zgjedhja si kryetar i CDU-së për Elmshorn-in është një pikë kulmore e Kolës si politikan, ndërkohë që ai vijon të jetë dhe anëtar i këshillit bashkiak aty, si dhe anëtar i këshillit të Qarkut Pinneberg./albeu.com