Personi që shihni në foto, është 19-vjeçari Aurel Elezi nga Kamza që humbi jetën në Santorini, pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte.
Ai ishte jetim dhe kishte shkuar në Santorini për të punuar, për të siguruar për vete një jetë të mirë.
Historinë e Aurelit, e tregon Sabail Gjyni, miku i jetimores ku u rrit 19-vjeçari.
“Aurel Elezi që në moshën 9-vjeçare, u braktis nga mamaja e cila u martua në Bosnje me një burrë tjetër.
Babai i tij ishte pijetar dhe nuk punonte. Disa komshij e ndihmuan për ta çuar djalin te një shoqatë turke për bamirësi. Ata e shkolluan dhe e rritën deri në klasën e 9-të në moshën 15-vjeçare.
Unë aty e njoha Aurelin”.
Gjithmonë ku bisedonim më thoshte: “Dua të takoj mamin. Kishte shumë deshirë të takohej me të edhe pse nuk kishte asnjë kontak, por ëndrra dhe deshira e tij ishte madhe. Pasi mbaroi shkollën 9-vjeçare në Kamëz, ai iku në një fshat të Kukësit te njerëzit e mamasë për të gjetur kontakt për mamanë. Nuk e di nëse e takoi të ëmën, por ata njerëz që e mbajtën ishin gjyshja dhe gjyshi. Njëri prej atyre humbi jetën. Kur Aureli arriti moshën madhore 18 vjeç, ëndrra e tij ishte që të kishte një shtëpi ku të ndërtonte familjen e tij të munguar. Ai ndenji 2 vjet në Santorini të Greqisë dhe aty humbi edhe jetën. Jeta e një njeriu të vuajtur, plot halle, merr fund në mënyrë kaq tragjike, në vendin ku iku për të përmirësuar jetën.
Tani është një biznesmen që po i mbulon shpenzimet e varrimit dhe po presin trupin e pajetë të vijë nga Greqia dhe do varroset në Valias, në Kamëz”, tha Gjyli në DritareTv.