Pas bërjes publike të kalendarit artistik 2024 nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, ka artistë të pakënaqur. Një prej tyre është kompozitori David Tukiçi, opera e të cilit “Rozafa” , ndryshe nga ç’ishin pritshmëritë e tij nuk është bërë pjesë e programit, pavarësisht se Ministria e Kulturës e ka shpallur vepër fituese. Artisti e ka kontestuar vendimin përmes një reagimi në rrjetet sociale.
“Vendosa të ndaj me ju një shqetësim duke kërkuar mendimin dhe sensibilitetin tuaj! Babai im thoshte që një kompozitor i vërtetë duhet të shkruajë patjetër një opera lirike në karrierën e tij. I frymëzuar nga këshilla e tij, por edhe nga dashuria për gjininë e operës, arrita të përfundoj operën time të parë “La vita è sogno”, e cila u shfaq me sukses për tre netë radhazi në Teatrin e Operës dhe Baletit në vitin 2010, në Tiranë. Në fund të vitit 2021, përfundova së kompozuari operën time të dytë, bazuar në legjendën “Rozafa”, me libret të dramaturgut të mirënjohur shqiptar, Z. Fadil Kraja. Pas shumë përpjekjeve për ta shfaqur në Shkodër apo Tiranë, më në fund arrita të planifikohej në kalendarin artistik të TKOB-së për tu vënë në skenë në datën 22 – 23 shtator 2023. Gjithashtu kjo opera u shpall projekt fitues nga Ministria e Kulturës për vitin 2023.”, shprehet Tukiçi.
Ndërkaq Tukiçi vë në dukje faktiin se projekti është hequr nga programacioni pikërisht ditën që është dorëhequr nga projekti skenografi, element që sipas tij kishte kohën e mjaftueshme për t’u zëvendësuar.
“Por, në fillim të muajit mars 2023, pra 6 muaj përpara datës së shpallur në kalendar, skenografi dha dorëheqjen nga ky projekt dhe po atë ditë, drejtoresha e përgjithshme Znj. Abigeila Voshtina, e hoqi nga programacioni operën “Rozafa” ! E cilësoj si një vendim arrogant, pa një shpjegim logjik dhe dashamirës, do të thoja edhe mediokër për një person të diplomuar në muzikë! Sigurisht, i keqardhur nga ky veprim arbitrar, i kërkova zonjës Voshtina që të mund të zëvendësohej skenografi me një tjetër, pasi kishim gjysëm viti kohë. Njëkohësisht, duke i rikujtuar drejtoreshës, se në një opera lirike, kryesore janë libreti dhe muzika, ndërsa skenografia, kostumografia, regjia etj., janë shumë të rëndësishme, por gjithmonë nē funksion të libretit dhe muzikës. Por drejtoresha nuk denjoi të më kthejë asnjë përgjigje! Në datën 20 dhjetor 2023 u shpall kalendari i vitit 2024. Mora pjesë i bindur që opera ime “Rozafa” do të ishte vendosur automatikisht në kalendarin e vitit 2024. Por, për habinë time, vura re që pavarësisht se jemi në 70 vjetorin e themelimit të Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit Shqiptar, dhe kur zonja Voshtina nuk rresht së thëni që “TKOB nuk do të pushojë së foluri shqip” , kishte vetëm një vepër shqiptare , me shpjegimin qe 30% e publikut janë të huaj!
E pyeta drejtoreshën Voshtina :
-Kur mendoni ta vendosni në skenë operën legjendë “Rozafa” që këndon në gjuhën shqipe?
– Nuk më ktheu përgjigje!!
Shpjegimi i saj më është absurd, në një përvjetor shumë të rëndësishëm për operën kombëtare (70 vjetori), ku prezantohet një opera e re shqiptare, bazuar mbi një legjendë shqiptare (Rozafa), me kompozitor dhe dramaturg shqiptar (Fadil Kraja) …, absurd, pa logjikë, i pa shpjegueshëm!”, shprehet më tej artisti.
Parë formimin e tij dhe faktin që kjo vepër do të plotësonte tablon e vakët të operave shqiptare në këto tre dekada demokraci, Tukiçi e quan absurd vendimin, ndërsa shtron të tjera pyetje drejtuar drejtores së TKOb, violinists Abigela Voshtina, për hapësirat skenike ku duhet të performohen veprat shqiptare, nëse jo në vendin tonë.
“Do të ishte në kënaqësinë dhe nderin e publikut shqiptar, por edhe çdo publiku të huaj (30%), të dëgjonte dhe të njohë një opera të re shqiptare, natyrisht edhe në nderin tim si David, kompozitor shqiptar! Opera ime “Rozafa”, e aprovuar nga Teatri i Operës dhe fituese nga Ministria e Kulturës, nuk interpretohet me vendim personal të “drejtoreshës” Voshtina! Mendoj që pavarësisht nga edukata personale, formimi i saj muzikor etj., ajo ka për detyrë institucionale të integrojë një vepër kombëtare në programacionin e Operës, duke lënë anash shijen, miqësitë, simpatinë apo antipatinë personale. Përndryshe, mendoj, ajo duhet t’i lejë vend dikujt tjetër, që i shërben me vepra dhe jo me fjalë Operës dhe artit shqiptar!
Përsëri e pyes “drejtoreshë” Voshtinën :
-Ku duhet të shkojmë ne kompozitorët shqiptarë për të vënë në skenë operat tona nacionale të shkruara mbi trashëgiminë tonë të mrekullueshme kombëtare ???!!!
Te dashur miq, ju uroj me zemër gëzuar vitin e ri, shëndet dhe gëzime në familjet tuaja, por edhe me muzikë të bukur shqipe, operistike dhe çdo gjë tjetër që populli ynë i talentuar krijon …. nëse dikush që drejton institucionet na jep mundësinë….megjithëse e ka për detyrë!!”, shkruan më tej.
Parë formimin e tij dhe faktin që kjo vepër do të plotësonte tablon e vakët të operave shqiptare në këto tre dekada demokraci, Tukiçi e quan absurd vendimin, ndërsa shtron të tjera pyetje drejtuar drejtores së TKOb, violinists Abigela Voshtina, për hapësirat skenike ku duhet të performohen veprat shqiptare, nëse jo në vendin tonë.
“Do të ishte në kënaqësinë dhe nderin e publikut shqiptar, por edhe çdo publiku të huaj (30%), të dëgjonte dhe të njohë një opera të re shqiptare, natyrisht edhe në nderin tim si David, kompozitor shqiptar! Opera ime “Rozafa”, e aprovuar nga Teatri i Operës dhe fituese nga Ministria e Kulturës, nuk interpretohet me vendim personal të “drejtoreshës” Voshtina!!! Mendoj që pavarësisht nga edukata personale, formimi i saj muzikor etj., ajo ka për detyrë institucionale të integrojë një vepër kombëtare në programacionin e Operës, duke lënë anash shijen, miqësitë, simpatinë apo antipatinë personale. Përndryshe, mendoj, ajo duhet t’i lejë vend dikujt tjetër, që i shërben me vepra dhe jo me fjalë Operës dhe artit shqiptar!
Përsëri e pyes “drejtoreshë” Voshtinën :
-Ku duhet të shkojmë ne kompozitorët shqiptarë për të vënë në skenë operat tona nacionale të shkruara mbi trashëgiminë tonë të mrekullueshme kombëtare ???!!!
Te dashur miq, ju uroj me zemër gëzuar vitin e ri, shëndet dhe gëzime në familjet tuaja, por edhe me muzikë të bukur shqipe, operistike dhe çdo gjë tjetër që populli ynë i talentuar krijon …. nëse dikush që drejton institucionet na jep mundësinë….megjithëse e ka për detyrë!!”, shkruan më tej.