Një rast i mashtrimit përmes llogarive është zbuluar dhe është goditur nga policia greke.
Bëhet fjalë për një 61-vjeçar nga Selaniku që besohet se grupi kriminal, pjesë e së cilës ishin pesë persona me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova të cilit ia kanë marrë shumën prej 76.500 eurosh. Para të cilat përmes llogarive kanë përfunduar me remitanca të njëpasnjëshme në Greqi, Shqipëri, Kosovë e deri në Kolumbi.
Ata i ishin prezantuar qytetarëve si teknikë të një kompanie kontabiliteti i bindur se ofronin shërbime për mbrojtje të llogarive bankare. Më pas kanë përfituar dhe kanë fituar akses në celularët dhe kompjuterët e tyre , nëpërmjet instalimit të aplikacioneve.
Rasti është hetuar nga oficerë të policisë së Departamentit të Sigurisë Pylaua-Chortiats, ndërsa në dosje përfshihen vepra të organizatës kriminale si mashtrimi kompjuterik, dhe akses i paligjshëm në të dhënat e sistemit informatik./albeu.com