Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë

Këtë të shtunë, Gjykata e Sarandës, ka marrë vendimin lidhur me masën e sigurisë për një 49-vjeçar, i cili akuzohet se mashtronte qytetarët me qëllim marrjen e parave duke u hequr si prokuror i SPAK-ut.

Raportohet se 49-vjeçari me inicialet A.M doli sot para Gjykatës së Sarandës, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa u deklarua i pafajshëm.

Hetimet kanë zbuluar se Alban Muço, ka mashtruar disa të rinj në Sarandë, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë.

Ai u kishte premtuar një pagë mujore prej 2 mijë e 800 eurosh, plus dieta dhe shpenzime të tjera.


Shtuar 11.10.2025 13:53