Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 34-vjeçari në Elbasan. Kjo pasi, ai u kap duke lëvizur me automjet të pajisur me fenelina si ato që përdor policia. Gjatë verifikimeve në rrugë, efektivët konstatuan se sinjalizuesit nuk ishin të ligjshëm dhe nuk i përkisnin asnjë strukture shtetërore.
Ndaj tij nisi hetimi penal për veprën “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. L., 34 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi u konstatua duke qarkulluar me automjet, me fenelina si ato të Policisë.
