Pas përfundimit të orarit të votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë, dhe mbylljen e të gjithë qendrave të votimit, kutitë e votimit kanë mbërritur në KZAZ.
Procesi i votimit në 36 qendrat e votimit gjatë ditës së sotme vijoi qetë, ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht.
Nga informacionet dhe të dhënat e raportuara, pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%.
Gjithashtu edhe sistemi PEI ka rezultuar i suksesshëm.