Një bankomat i një banke private është hedhur në erë me eksploziv në lagjen Butel të Shkupit në Maqedoninë e Veriut mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar, raporton alsat.mk.
Sipas dëshmitarëve okularë, policia ndodhet në terren dhe aktualisht po kryen kontrollin në vendin e ngjarjes.
Bankomati në të cilën ishte vendosur eksplozivi ishte e Bankës NLB./albeu.com/