Hetuesit bullgarë konstatojnë, shoferi është fajtor për aksidentin e autobusit në Strumë

Shërbimi hetues nacional bullgar e mbylli rastin për aksidentin në autostradën Struma në të cilin humbën jetën 45 persona, deklaroi për BGNES shefi i shërbimit, Borisllav Sarafov, ndërsa përgjegjësia për aksidentin është e shoferit i cili e drejtonte autobusin.

“Shkaku është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga ana e shoferit. Por edhe shpejtësia e madhe, të themi, joadekuate, por jo edhe mbi sa lejohet”, tha Sarafov.

Sarafov më tej shtoi se mbetet të bëhet urdhër gjyqësor në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen të afërmit e viktimave se kanë të drejtë të bëjnë mbikëqyrje në materialeve.

Kujtojm që me 23 nëntor të vitit 2021 në orët e hershme të mëngjesit, autobusi i kompanisë “Besa Trans” i cili nga Stambolli kthehej me turistë, goditi rrethojën e autostradës Struma, te fshati Bosnek, me çka humbën jetën 45 persona.

Shtuar 25.01.2022 22:34