Hetohej për fshehje pasurie/ GJKKO pushon hetimet ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Ish-magjistrati u hetua nën dyshimin për fshehje pasurie, por pas hetimeve që zgjatën, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që hetimet të pushohen.

Pas një sërë veprimesh hetimore dhe verifikimesh të kryera përgjatë muajve, SPAK arriti në përfundimin se elementi i veprës penale nuk ekziston. Në kërkesën e paraqitur, Prokuroria e Posaçme argumentoi se nuk kishte prova që Zaganjori të kishte fshehur apo deklaruar në mënyrë të rreme pasurinë e tij.


Shtuar 10.12.2025 17:46