Hetimi ndaj Erion Veliajt, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ditën e sotme, gruaja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Xoxa është paraqitur së bashku me avokatin e saj dhe të bashkëshortit Veliaj, Maks Haxhia.

Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK, në kuadër të respektimit të masës së sigurimit“detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.


Shtuar 21.03.2025 11:31