Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashi do të dalin nesër para Apelit të Posaçëm për shqyrtimin e masave të sigurisë të vendosura ndaj tyre, në kuadër të hetimeve të SPAK.
Sipas burimeve, ankim ndaj masave të sigurisë kanë ushtruar edhe disa persona të tjerë të dyshuar në të njëjtën çështje.
Hetimi lidhet me operacionin e fundit të SPAK, i cili goditi një grup të dyshuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
